Policia del me një njoftim me rëndësi për qytetarët e Mitrovicës së Jugut, ka edhe një apel për ta - Gazeta Express
string(97) "policia-del-me-nje-njoftim-me-rendesi-per-qytetaret-e-mitrovices-se-jugut-ka-edhe-nje-apel-per-ta"

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 18:37

Policia del me një njoftim me rëndësi për qytetarët e Mitrovicës së Jugut, ka edhe një apel për ta

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 18:37

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim me rëndësi për qytetarët e Mitrovicës së Jugut. PK ka njoftuar se për shkak të disa angazhimeve të planifikuara policore për nesër mbyllet për qarkullim shiriti i djathtë i rrugës ,,Lah Nimani”.

Nga policia është bërë e ditur edhe se, në këtë shirit nuk do të lejohet parkimi i automjeteve prej rrethit të rrugës ,,Mbretëresha Teuta” deri te udhëkryqi i rrugës ,,Evlia Çelebia” që nga ora 18:00 e datës 01.08.2025, deri në njoftimin tjetër.

Njoftimi:

Njoftim me rëndësi për qytetarët e Mitrovicës së Jugut

Policia në Mitrovicë njofton qytetarët e Mitrovicës së Jugut se për shkak të disa angazhimeve të planifikuara policore për nesër me datë 02.08.2025, mbyllet për qarkullim shiriti i djathtë i rrugës ,,Lah Nimani”.

Poashtu në këtë shirit nuk do të lejohet parkimi i automjeteve prej rrethit të rrugës ,,Mbretëresha Teuta” deri te udhëkryqi i rrugës ,,Evlia Çelebia” që nga ora 18:00 e datës 01.08.2025, deri në njoftimin tjetër.

Policia apelon që ti largojnë automjetet e parkuara nga shiriti i kësaj rruge.

Njësitë policore do të jenë prezentë që nga ora 18:00 e datës 01.08.2025 dhe do të ri-dretojnë trafikun dhe udhëzojnë qytetarët për shfrytëzimin e rrugëve alternative.

Policia kërkon mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët për respektimin e ndalimit të përkohshëm të qarkullimit në këtë segment rrugor.