Kryeministri Edi Rama reagoi sërish për pushtimin e hapësirave publike, duke u fokusuar këtë herë te lavazhet që operojnë në trotuare dhe në kushte jashtë ligjit.
Përmes një postimi në Facebook, Rama publikoi pamje nga disa prej tyre dhe i bëri thirrje pronarëve që të largojnë vetë pajisjet, për të shmangur gjobat.
Ai sugjeroi që nëse prona është private, pronarët të kërkojnë leje për ngritjen e një njësie shërbimi sipas rregullave, duke theksuar se aktivitetet pa leje nuk do të tolerohen.