Pas protestës së punëtorëve të KOSTT-it ku u kërkua rritje të pagave për punonjësit. përfaqësuesi Riza Kastrati ka reaguar me tone të ashpra në emisionin “Kosova Live”, duke kërkuar trajtim të dinjitetshëm dhe rritje reale të pagave.
“Mos na maltretoni! Vetëm 38 euro na u është rritur paga vitin e kaluar pas 10 vitesh pritje. Kjo është tallje me punëtorët që mbajnë sistemin energjetik funksional,” deklaroi Kastrati.
Protesta vjen si shenjë pakënaqësie ndaj kushteve të punës dhe mungesës së dialogut me institucionet përgjegjëse. Punëtorët kërkojnë rritje të pagës bazë dhe respekt për kontributin e tyre.