Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit fatal në Tetovë, jozyrtarisht dyshohet se vozitësi i makinës pësoi sulm në zemër - Gazeta Express
string(115) "ende-nuk-dihen-shkaqet-e-aksidentit-fatal-ne-tetove-jozyrtarisht-dyshohet-se-vozitesi-i-makines-pesoi-sulm-ne-zemer"

Maqedoni

Gazeta Express

01/08/2025 15:51

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit fatal në Tetovë, jozyrtarisht dyshohet se vozitësi i makinës pësoi sulm në zemër

Maqedoni

Gazeta Express

01/08/2025 15:51

Gjendja shëndetësore e të mbijetuarit të vetëm të aksidentit një dite më parë ku humbën jetën 3 persona, është stabile. Nga Spitali Klinik i Tetovës thonë se i riu është lëshuar për kurim shtëpiak. Ndërkohë vazhdon obduksioni i trupave të pajetë, përcjell Gazeta Express nga Alsat.mk.

“Nga mjekët kujdestar iu bënë gjitha ekzaminimet e duhura mjekësore dhe kirurgjikale dhe pacienti është në gjendje normale dhe është në kurim shtëpiak. Kufomat janë dërguar në mjekësinë ligjore dhe mjeku ligjor është duke kryer ekzaminimet bashkë me policinë dhe me përfundimin e ekzaminimit, kufomat do iu dorëzohen familjarëve”, deklaroi Erzen Elezi, Drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës.

Ndërkohë Sektori i Punëve të Brendshme presin nga rezultatin e mjekësisë ligjore dhe hetimin e Prokurorisë për të mësuar shkaqet që çuan në aksidentin e rëndë. Ndërkohë nga ajo që është parë në videon nga kamerat e sigurisë, jozyrtarisht dyshohet që vozitësi të ketë pësuar sulm në zemër përpara se të humbte kontrollin.

“Presim çka do tregoj autopsia e shoferit të automjetit, por në vend ngjarje ka qenë edhe prokurori publik në aksidentin e djeshëm ku humbën jetët tre persona dhe një u lëndua, dhe detajet më të hollësishme do nxirën nga ana e prokurorisë. Unë shfrytëzoj rastin të apeloj qytetarët, vozitësit, këmbësorët, motoçiklistët që të kenë kujdes dhe të respektojnë rregullat dhe përkufizimet në komunikacion që që zvogëlojmë këtë numër të viktimave dhe të lënduarve në rrugët tona”, tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

Një aksident tjetër me pasoja fatale, ndodhi një javë më parë në autostradën Tetovë-Gostivar, ku humbi jetën një njëzet vjeçar nga Gostivari. Ai humbi kontrollin ndaj motoçikletës dhe doli nga korsia. Ndryshe për shtatë muaj, nga aksidentet në Pollog, jetët kanë humbur gjithsej tetë persona. /Alsat.mk