VLEN: Taravari të sqarohet para votuesve – Çfarë halli e bëri atë shkues të Ali Ahmetit te Mickoski? - Gazeta Express
string(96) "vlen-taravari-te-sqarohet-para-votuesve-cfare-halli-e-beri-ate-shkues-te-ali-ahmetit-te-mickoski"

Maqedoni

Gazeta Express

01/08/2025 15:48

VLEN: Taravari të sqarohet para votuesve – Çfarë halli e bëri atë shkues të Ali Ahmetit te Mickoski?

Maqedoni

Gazeta Express

01/08/2025 15:48

Koalicioni VLEN ka akuzuar Arben Taravarin për tradhti ndaj vullnetit të votuesve shqiptarë, duke e cilësuar rolin e tij si ndërmjetës për rikthimin e BDI-së në pushtet një “vetëvrasje politike”. Sipas VLEN-it, Taravari ka vepruar pas shpinës së qytetarëve dhe të partnerëve politikë, duke ndërhyrë për të bindur VMRO-DPMNE-në që të pranojë BDI-në në qeveri. Ata pretendojnë se kjo është bërë për interesa personale apo për shkak të shantazhit. VLEN thekson se pavarësisht këtyre manovrave, do të vazhdojë të mbrojë votën shqiptare dhe të kundërshtojë çdo pazar të fshehtë politik që synon të rikthejë në pushtet strukturat e vjetra të BDI-së.

Në vijim po ua përcjellim të plotë reagimin e VLEN-it:

Pas zhveshjes dhe demaskimit që iu bë dje nga foltorja e Kuvendit, Arben Taravari u ka borxh votuesve një përgjigje të sinqertë: çfarë halli e detyroi atë që ta marrë rolin e shkuesit të Ali Ahmetit e Artan Grubit te Hristijan Mickoski?

Pse Taravari e luste Mickoskin që ta marrë BDI-në në Qeveri?

Pse ky njeri vepronte tinëz për ta ngjallur “kufomën politike” siç e quante ai?

Këto përgjigje ua ka borxh qytetarëve që ua kërkoi votën për Ndryshimin e së keqes të quajtur BDI pak muaj më parë.
Sot më nuk ka asnjë dyshim se plani i Artan Grubit dhe Arben Taravarit ka qenë i qartë të rrëzohet VLEN-i si përfaqësues i vullnetit të shqiptarëve dhe të kthehet BDI në pushtet nga dritarja, pasi populli e kishte nxjerrë nga dera.

I gjithë opinioni e ka parë se si Taravari, në emisione televizive, fyente VLEN-in dhe votuesit e tij, ndërkohë që thurrte lavde për kryeministrin vetëm për të mbetur në Qeveri. Në mënyrë identike, BDI përmendte “keksa e gurabia” dhe “çizme në tavan” në fushatë, ndërkohë që në dhomën 161 të Kuvendit lypte me çdo kusht të mbetej në qeveri, madje edhe pa kryetar Kuvendi vetëm që VLEN mos t’i përfaqësojë shqiptarët.

Pyetja që shtrohet është kjo:

Çfarë e detyroi Taravarin ta kryejë këtë vetëvrasje politike?

Ishte çështja e “Gjoka Construction ”, apo ndonjë shantazh i mikut të tij të ngushtë, Fatmir Mexhiti, atij që përveç rrogës së drejtorit, e kishte qerasur me nga një mijë euro në muaj?

Sot është e qartë se plani i Artanit është prishur dhe maskat kanë rënë. Taravari ka përfunduar në prehrin e Ali Ahmetit, Blerim Bexhetit, Musa Xhaferit, Bujar Osmanit dhe gjithë kastës politike që për 20 vjet e sundoi këtë vend, por nuk zgjidhi asnjë hall të shqiptarëve.

VLEN do të vazhdojë të mbrojë votën shqiptare nga pazaret e ndyra politike.