Administrata Tatimore e Kosovës tha se anë 637.3 milionë euro të arkëtuara në shtatë muaj të këtij viti, të cilat shënojnë “progres të vazhduar në qëndrueshmërinë fiskale” të shtetit të Kosovës.
“Pra, kemi rritje prej 60.1 milionë euro apo 10.4% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Shifrat e reja tregojnë se qytetarët dhe bizneset janë gjithnjë e më të vetëdijshëm për rolin që ka kontributi i tyre në financimin e shërbimeve publike dhe forcimin e shtetit ligjor”, thotë ATK.
ATK tha se është rezultat i një besimi të ndërsjellë që është ndërtuar me tatimpaguesit.
“Ky është rezultat i një pune ekipore, vizioni të qartë dhe një qasje moderne të shërbimit tatimore. Por mbi të gjitha, është rezultat i besimit të ndërsjellë që kemi ndërtuar me tatimpaguesit. Për ne, çdo euro e mbledhur është një hap drejt shtetit më funksional dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët. Përtej shifrave, ky progres i vazhdueshëm është reflektim i stabilitetit të politikave tatimore, profesionalizmit të stafit të ATK-së”.
“Menaxhmenti i lartë i ATK-së falënderon të gjithë kontribuuesit dhe mbetet i përkushtuar që përmes transparencës, efikasitetit dhe teknologjisë të rrisë më tej besueshmërinë dhe performancën e ATK-së”.