FC Drita ka bërë goditjen e radhës në këtë afat kalimtar, duke zyrtarizuar ardhjen e sulmuesit të njohur Kristal Abazaj.
Klubi gjilanas ka konfirmuar sot përmes një komunikate se Abazaj ka firmosur kontratë dyvjeçare dhe do të jetë pjesë e skuadrës për sezonet në vazhdim.
„Një tjetër emër i madh i bashkohet skuadrës sonë – mirë se vjen Kristal Abazaj!“, thuhet në njoftimin e klubit.
FC Drita vlerëson eksperiencën dhe cilësinë që Abazaj do t’i sjellë repartit ofensiv, duke e konsideruar atë si një armë të fortë në duart e trajnerit Ramadani.