Ishin në pushime , gruaja shtatzënë e basketbollistit të njohur kafshohet nga një peshkaqen! - Gazeta Express
string(89) "ishin-ne-pushime-gruaja-shtatzene-e-basketbollistit-te-njohur-kafshohet-nga-nje-peshkaqen"

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 14:31

Ishin në pushime , gruaja shtatzënë e basketbollistit të njohur kafshohet nga një peshkaqen!

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 14:31

Një incident i pazakontë ka ndodhur në plazhin e Isla Verde, në Puerto-Riko, ku gazetarja sportive Eleonora Boi, bashkëshortja e basketbollistit italian Danilo Gallinari (aktualisht pjesë e Vaqueros de Bayamón), është kafshuar nga një peshkaqen teksa notonte., raporton Dailymail

Lajmi është raportuar nga televizioni lokal Wapa TV, që konfirmon se Boi është dërguar menjëherë në spitalin universitar të Puerto-Rikos në Carolina, ku ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Gazetarja, e cila është shtatzënë, ka marrë një plagë në kofshë, por jashtë rrezikut për jetën, sipas burimeve mjekësore.

Nilda Jiménez, biologe në Departamentin e Burimeve Natyrore, konfirmoi se bëhet fjalë për një kafshim nga një peshkaqen, i llojit “tiburón gata” (peshkaqen infermier), një specie që jeton në ujëra të cekëta dhe aktualisht ndodhet në sezonin e çiftëzimit – çka rrit mundësinë e kontaktit me njerëzit.

Rubén Moyeno, komisioneri i policisë bashkiake të Karolinës, bëri me dije se forcat e rendit reaguan menjëherë, duke i ofruar viktimës ndihmën e parë në vendngjarje. Ai bëri thirrje për kujdes maksimal nga pushuesit, sidomos në këtë periudhë kur peshkaqenët janë më aktivë. “Kushdo që sheh lëvizje të dyshimta ose prani të kafshëve detare si peshkaqenë, duhet të njoftojë menjëherë autoritetet përkatëse”, apeloi ai.

Autoritetet lokale po monitorojnë situatën në plazhet përreth, ndërsa incidenti ka rikthyer vëmendjen mbi sigurinë në brigjet e Porto-Rikos, sidomos në zonat e frekuentuara nga turistët.