Arrestohet një prej autorëve të vrasjes së rojes Renato Hoxha në Vlorë - Gazeta Express
string(70) "arrestohet-nje-prej-autoreve-te-vrasjes-se-rojes-renato-hoxha-ne-vlore"

Shqiperi

Gazeta Express

01/08/2025 15:00

Arrestohet një prej autorëve të vrasjes së rojes Renato Hoxha në Vlorë

Shqiperi

Gazeta Express

01/08/2025 15:00

Policia e Vlorës ka arrestuar një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së rojes Renato Hoxha, ngjarje e ndodhur më 27 prill të këtij viti në qytetin e Vlorës. I arrestuari është Kleanth Bylyku, alias Armando Gega, 42 vjeç, i cili është pjesëtar i një grupi kriminal dhe i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Operacioni “Në gjurmë” i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, çoi në lokalizimin dhe arrestimin e Bylykut, i cili dyshohet si bashkëautor i vrasjes të 58-vjeçarit Renato Hoxha. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:20 të mëngjesit të 27 prillit pranë Poliklinikës së Vlorës.

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka caktuar masën “arrest në burg” për Bylykun, ndërkohë që vijojnë hetimet për kapjen e autorëve të tjerë të dyshuar.