Vdes oficeri korrektues Fatmir Bicaj – SHKK shpreh ngushëllime - Gazeta Express
string(60) "vdes-oficeri-korrektues-fatmir-bicaj-shkk-shpreh-ngushellime"

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 14:19

Vdes oficeri korrektues Fatmir Bicaj – SHKK shpreh ngushëllime

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 14:19

Me dhimbje të thellë është pranuar lajmi për ndarjen nga jeta të oficerit korrektues, Fatmir Bicaj. Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bicaj, kolegët dhe të gjithë ata që e kanë njohur dhe vlerësuar përkushtimin dhe profesionalizmin e tij.

Në një reagim zyrtar, drejtuesit e SHKK-së kanë vlerësuar lart kontributin e oficerit Bicaj, duke e cilësuar atë si një shembull të ndershmërisë, përkushtimit dhe shërbimit të palëkundur ndaj institucioneve të vendit.

“Fatmiri ishte model i ndershmërisë, përkushtimit dhe shërbimit të palëkundur. Kontributi i tij i çmuar do të kujtohet gjithmonë me respekt dhe mirënjohje”, thuhet në njoftim.

Në këto çaste të rënda për familjen dhe kolegët e tij, SHKK thekson se qëndron pranë tyre me zemër dhe në lutje.

“I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, përmbyllet mesazhi ngushëllues.