Në kuadër të paradës ushtarake për përvjetorin e “Stuhisë” kroate, të zhvilluar këtë javë në Zagreb, pjesëtarë të Gardës Kombëtare të Minnesotës marshuan së bashku me trupat kroate, duke treguar edhe një herë forcën e partneritetit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kroacisë.
Përfaqësues nga Garda Kombëtare e Minnesotës u bashkuan me forcat kroate në një shfaqje të unitetit dhe bashkëpunimit si aleatë në kuadër të NATO-s.
Ambasada e SHBA-së në Zagreb u shpreh krenare për pjesëmarrjen e Gardës Kombëtare të Minnesotës në këtë ngjarje të rëndësishme, duke theksuar se “si aleatë në NATO, stërvitemi së bashku, operojmë së bashku dhe qëndrojmë të bashkuar në mbrojtje të vlerave të përbashkëta”.
“Ishim krenar që mirëpritëm Gardën Kombëtare të Minnesotës për të marshuar krah për krah me trupat kroate në paradën ushtarake të kësaj jave në Zagreb! Si aleatë në NATO, stërvitemi së bashku, operojmë së bashku dhe qëndrojmë të bashkuar në mbrojtje të vlerave të përbashkëta.
Ky bashkëpunim sipas ambasadës, i ngushtë ka rrënjë të thella që prej vitit 1996.
“Që nga viti 1996, partneriteti mes Minnesotës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë ka qenë një gur themeli i bashkëpunimit mbrojtës SHBA-Kroaci.