Ish-këshilltari i Pecit i arrestuar në 2023 nën dyshimet për korrupsion emërohet në krye të Institutit për Administratë Publike - Gazeta Express
string(127) "ish-keshilltari-i-pecit-i-arrestuar-ne-2023-nen-dyshimet-per-korrupsion-emerohet-ne-krye-te-institutit-per-administrate-publike"

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 13:41

Ish-këshilltari i Pecit i arrestuar në 2023 nën dyshimet për korrupsion emërohet në krye të Institutit për Administratë Publike

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 13:41

Qeveria në detyrë sot ka emëruar, Hysen Muzliukajn, në pozitën e Drejtorit të Institutit të Kosovës për Administratë Publike. Ftesën për anëtarët e Qeverisë që ta votojnë Muzliukajn në këtë pozitë e ka bërë ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Pas kësaj, me shumicën e votave për të anëtarëve të Qeverisë, përfshirë kryeministrin Kurti, Muzliukaj është emëruar në këtë pozita.

Muzliukaj në vitin 2023 në një aksion të forcave speciale të Policisë së Kosovës ishte arrestuar bashkë me Faruk Mujkën, për dyshime që lidheshin me kohën sa të dy kishin punuar në Komunën e Mitrovicës, kur ajo drejtohej nga Agim Bahtiri.

Siç kishte njoftuar Prokuroria atë kohë, ekzistonte dyshimi i arsyeshëm se të pandehurit në cilësi të personave zyrtarë, me dashje kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete apo për tjetrin, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare dhe nuk i kanë respektuar detyrat dhe përgjegjësitë e tyre që të ushtrojnë funksionin e tyre në bazë të ligjit.

Pas arrestimit dhe ndalimit për 48 orë, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, kishte vendosur që Muzliukajn ta lironte nga pozita e këshilltarit.

Avokati i Muzliukajt me datën 15 korrik 2023, kishte shkruar se klienti i tij është liruar dhe se do të mbrohej në liri.

“I lumtur qe Gjykata Themelore ne Prishtine korigjoi gabimin e Prokurorisë Speciale duke refuzuar kërkesën e saj për caktimin e paraburgimit mdaj klientit tim Hysen Muzliukaj!”- kishte shkruar avokati Tahiri.