Ilir Meta thirret të hënën në SPAK, pritet t’i komunikohet mbyllja e hetimeve - Gazeta Express
string(75) "ilir-meta-thirret-te-henen-ne-spak-pritet-ti-komunikohet-mbyllja-e-hetimeve"

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 13:28

Ilir Meta thirret të hënën në SPAK, pritet t’i komunikohet mbyllja e hetimeve

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 13:28

SPAK ka caktuar datën kur do t’i komunikojë ish-presidentit Ilir Meta përfundimin e hetimeve ndaj tij.

Meta do të thirret në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion ditën e hënë, më 4 gusht, në orën 11:00.

Ai do të shoqërohet nga ambientet e paraburgimit drejt godinës së SPAK ku në prani të avokatit të tij mbrojtës, Kujtim Cakrani, do të firmosë dhe do të njihet zyrtarisht me mbylljen e hetimeve.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndodhet në paraburgimin e burgut 313 që prej datës 21 tetor të vitit të kaluar.