Çorapja e Michael Jackson shitet në ankand për një çmim të çmendur - Gazeta Express
string(66) "corapja-e-michael-jackson-shitet-ne-ankand-per-nje-cmim-te-cmendur"

Rozë

Gazeta Express

01/08/2025 13:00

Çorapja e Michael Jackson shitet në ankand për një çmim të çmendur

Rozë

Gazeta Express

01/08/2025 13:00

Një çorape që superylli i ndjerë i pop-it, Michael Jackson, kishte veshur gjatë një koncerti në Francë në vitet 1990, u shit të mërkurën në ankand për më shumë se 8,000 dollarë.

Një teknik e gjeti çorapen e përdorur të hedhur pranë dhomës së zhveshjes së Jackson pas koncertit në qytetin jugor të Nîmes në korrik 1997, tha drejtuesja e ankandit Aurore Illy për AFP.

Jackson, kishte veshur çorape të bardha sportive të zbukuruara me gurë shkëlqyes gjatë turneut të tij botëror “HIStory” në vitin 1997. Ai mund të shihet duke i mbajtur ato veshur teksa performon këngën e tij të njohur “Billie Jean” në skenë.

Dekada më vonë, kjo çorape me ngjyrë të bardhë të zbehur, e mbuluar me njolla dhe gurët shkëlqyes që kanë marrë një ngjyrë të verdhë nga koha, është shitur për shifrën marramendëse.

Çorapja e ndotur e Michael Jackson shitet në ankand për

“Është me të vërtetë një objekt i jashtëzakonshëm — madje edhe një objekt kulti për fansat e Michael Jackson”, tha Illy.

Çorapja, ishte vlerësuar fillimisht me 3,000 deri në 4,000 euro, por u shit për 7,688 euro në shtëpinë e ankandeve në Nîmes.

Ky nuk është rasti i vetëm kur paguhen shifra marramendëse për veshje të yllit të popit, pasi një resort lojërash fati në Macau në vitin 2009 pagoi 350,000 dollarë për një dorezë me shkëlqim që Jackson kishte veshur gjatë kërcimit të tij të parë “moonwalk” në vitin 1983.

Po ashtu një kapele që ai e kishte veshur pak para asaj performance u shit për më shumë se 80,000 dollarë në Paris në vitin 2023.