Ambasadori britanik: Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova janë krenare ta quajnë Dua Lipën të tyren - Gazeta Express
string(93) "ambasadori-britanik-mbreteria-e-bashkuar-dhe-kosova-jane-krenare-ta-quajne-dua-lipen-te-tyren"

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 12:58

Ambasadori britanik: Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova janë krenare ta quajnë Dua Lipën të tyren

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 12:58

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, dje mori pjesë në ceremoninë e dhëniës së shtetësisë kosovare për këngëtaren me famë botërore, Dua Lipa, e cila është edhe shtetase e Mbretërisë së Bashkuar atje ku ka nisur dhe zhvilluar karrierën e saj.

Hargreaves tha se të dyja këto vende, Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar, janë krenare që e kanë Dua Lipën të tyren.

“Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova janë krenare ta quajnë Dua Lipën të tyren. Faleminderit Presidente Osmani që më ftuat në një ceremoni të veçantë për dhënien e shtetësisë së Kosovës Dua Lipës. “Pata nderin të takohesha me Dua Lipën dhe të festonim këtë talent të jashtëzakonshëm britaniko-kosovar”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, tha se me padurim e pret performancën e Dua Lipës sonte në Sunny Hill Festival.

“Ejani dhe vizitoni British Corner tonë në festival!”, shtoi ai.

Presidentja Vjosa Osmani dje përmes një dekreti presidencial ia dha nënshtetësinë kosovare Dua Lipës.

Përveç atë Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës, Lipa ka nënshtetësinë edhe të Shqipërisë./Express/