Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shrkuar sot për heqjen e tarifës 10 % ndaj produkteve amerikane. Osmani ka shpërndarë një reagim të saj, kur muaj më parë i kishte kërkuar Qeverisë së Kosovës për ta hequr këtë tarifë ndaj produkteve amerikane.
Ajo ka shkruar se Kosova është krenare që është vendi i parë që ka propozuar heqje të barrierave tregtare ndaj aleatit kryesor.
“Që nga sot, hyn në fuqi vendimi i Kosovës për një tarifë ZERO për të gjitha mallrat amerikane. Jemi krenarë që kemi qenë vendi i parë që propozoi heqjen e të gjitha barrierave ndaj aleatit tonë më strategjik”, ka shkruar Osmani, pa e përmendur fare Qeverinë e Kosovës si vendimmarrëse.
Osmani ka etiketuar presidentin amerikan, Donald Trump, duke thënë se “Kosova është partneri juaj i besueshëm në përpjekjet tuaja për ta bërë Amerikën dhe aleatët e saj më të fortë, më të sigurt dhe më të begatë”/Express/
As of today, Kosovo’s decision for a ZERO tariff on all U.S. goods enters into force.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 1, 2025
We’re proud to have been the first country to propose to remove all barriers towards our most strategic ally.
To @POTUS and the American people: Kosovo is your reliable partner in your… https://t.co/icOYmWZN2h