Lirimi i hapësirave publike, Rama: Nuk ka selektime, do hapim portal për denoncime - Gazeta Express
string(79) "lirimi-i-hapesirave-publike-rama-nuk-ka-selektime-do-hapim-portal-per-denoncime"

Shqiperi

Gazeta Express

01/08/2025 12:43

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Nuk ka selektime, do hapim portal për denoncime

Shqiperi

Gazeta Express

01/08/2025 12:43

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar hapjen e një portali të posaçëm për denoncimin e çdo rasti që lidhet me keqpërdorimin e hapësirave publike. Në një deklaratë, ai tha: “Do hiqen të gjitha, do hiqen të tëra. Do hiqen hap pas hapi dhe është shumë gjë e mirë që të gjithë ju të merrni pjesë në këtë proces duke çuar në mënyrë të vazhdueshme denoncime. Do të hapet edhe një portal i posaçëm ‘Hapësira Ime’ ku të gjithë do të mund të çojnë denoncime derisa të ndahet mendja që këtu nuk mund të shtyhesh përej kufirit ku fillon jeta e komunitetit.”

Kreu i qeverisë shtoi se kushdo që nuk do të respektojë masat do të ndëshkohet në mënyrë të tillë “që të mos i shkojë mendja ta nisë lojën nga e para”.

Rama theksoi se pas këtij aksioni për lirimin e hapësirave publike do të nisë “Rilindja urbane 2.0”:
“Këto hapësira ti kthejmë në hapësira të bukura për komunitetin. Nuk mundet që gjërat të mbeten ashtu. Do duhet të ndërhyjmë me projekte urbanistike për të krijuar hapësira të bukura publike.”