Kina: Nuk do ta lejojmë kurrë pavarësinë e Tajvanit - Gazeta Express
string(50) "kina-nuk-do-ta-lejojme-kurre-pavaresine-e-tajvanit"

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 12:29

Kina: Nuk do ta lejojmë kurrë pavarësinë e Tajvanit

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 12:29

Forcat e armatosura kineze janë të gatshme të shtypin çdo përpjekje për pavarësi në Tajvan dhe ne nuk do të lejojmë kurrë që asnjë projekt pavarësie separatiste të ketë sukses dhe jemi të gatshëm të mposhtim çdo ndërhyrje të armatosur të jashtme në çdo kohë, pasi për ribashkimin e plotë të atdheut, Ushtria Çlirimtare Popullore është e gatshme në çdo kohë, paralajmëroi ministri kinez i Mbrojtjes, Dong Jun duke folur të enjten në mbrëmje në një pritje të organizuar në Sallën e Madhe të Popullit në sheshin ”Tienanmen” për 98-vjetorin e themelimit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore.

”Viti 2025 shënon 80-vjetorin e fitores së luftës së rezistencës së popullit kinez kundër agresionit japonez dhe luftës botërore antifashiste, 80-vjetorin e çlirimit të Tajvanit dhe 80-vjetorin e themelimit të Kombeve të Bashkuara”, shtoi ai.

Brenda pak më shumë se një muaji, Ushtria Popullore do të nderohet nga partia dhe populli kinez në lidhje me paradën e 3 shtatorit që feston fitoren ndaj Japonisë militariste.

“Ne do të bashkohemi edhe më ngushtë rreth Komitetit Qendror të PKK-së… për të promovuar pa u lodhur zhvillimin politik të forcave të armatosura, për të forcuar në mënyrë gjithëpërfshirëse stërvitjen dhe gatishmërinë luftarake dhe për të përmbushur në mënyrë efektive misionin dhe detyrat e Ushtrisë Popullore në epokën e re”, vazhdoi ministri.

”Ushtria kineze është e gatshme të bashkëpunojë me ushtritë e të gjitha vendeve për të zbatuar konceptin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin dhe tre nismat kryesore globale, për të adresuar së bashku rreziqet dhe sfidat dhe për të punuar së bashku për të ndërtuar një botë me paqe të qëndrueshme, siguri universale, prosperitet të përbashkët, hapje dhe përfshirje”, theksoi ai.