Standardi i ri i Qeverisë Kurti, Damkën me aktakuzë e mbajnë ministër, sekretarin ia pezullojnë nga puna - Gazeta Express
string(102) "standardi-i-ri-i-qeverise-kurti-damken-me-aktakuze-e-mbajne-minister-sekretarin-ia-pezullojne-nga-puna"

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 12:30

Standardi i ri i Qeverisë Kurti, Damkën me aktakuzë e mbajnë ministër, sekretarin ia pezullojnë nga puna

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 12:30

Prokuroria Speciale më 4 korrik të këtij viti ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ministrit në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe ushtruesit të detyrës së sekretarit të kësaj ministrie, Besim Kamberaj, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Prokuroria në njoftimin e saj për aktakuzën ka shkruar se “F.D., në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, dhe B.K., në cilësinë e ushtruesit të detyrës së sekretarit të kësaj ministrie, akuzohen se, nga data 16.08.2021 deri më 24.03.2022, kanë tejkaluar kompetencat e tyre ligjore me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për dy organizata joqeveritare, “Germin” dhe “Caritas Zviceran””.

Për këtë aktakuzë të ngritur, sot Qeveria e Kosovës ka votuar që ta pezullojnë nga detyra e Sekretarit të ministrisë, Besim Kamberajn.

Ministri në detyrë, Xhelal Sveçla, në fjalën e tij ka thënë se marrë parasysh dispozitat ligjore është detyrë e Qeverisë që ta pezullojnë nga detyra Besim Kamberajn pas aktakuzës së ngritur.

Megjithatë e njejta gjë s’ka ndodhur me ministrin Fikrim Damka i cili është në të njejtën aktakuzë me Kamberajn./Express/