Gjykata Europiane, kundër qeverisë italiane për kampin në Shqipëri - Gazeta Express
string(65) "gjykata-europiane-kunder-qeverise-italiane-per-kampin-ne-shqiperi"

Shqiperi

Gazeta Express

01/08/2025 12:26

Gjykata Europiane, kundër qeverisë italiane për kampin në Shqipëri

Shqiperi

Gazeta Express

01/08/2025 12:26

Gjykata Europiane e Drejtësisë ka hedhur poshtë pretendimet e qeverisë italiane për pengimin e funksionimit të kampit të pritjes së emigrantëve të jashtëligjshëm në Gjadër. Sipas vendimit të publikuar këtë të premte, gjykatat kanë të drejtë të vlerësojnë dhe të nxjerrin nga lista e “vendeve të sigurta të origjinës” shtete që nuk i plotësojnë kriteret, duke mbështetur vendimet e gjykatave italiane që kthyen emigrantët nga Egjipti dhe Bangladeshi.

Ky vendim vjen pas marrëveshjes së nënshkruar mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni më 6 nëntor 2023, që parashikon dërgimin e emigrantëve të shpëtuar nga brigjet italiane në Gjadër për procedura riatdhesimi.