Diskutimi për grushtshtet, deputetja: Si ta quajmë ndryshe kur ministrat-deputetë kanë uzurpuar zyrat kundërligjshëm? - Gazeta Express
string(114) "diskutimi-per-grushtshtet-deputetja-si-ta-quajme-ndryshe-kur-ministrat-deputete-kane-uzurpuar-zyrat-kunderligjshem"

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 12:34

Diskutimi për grushtshtet, deputetja: Si ta quajmë ndryshe kur ministrat-deputetë kanë uzurpuar zyrat kundërligjshëm?

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 12:34

Arbër Kadriu nga organizata INPO pyeti deputetet Vlora Çitaku dhe Hykmete Bajrami lidhur me përdorimin e fjalës “grushtet” dhe nëse ekziston ky grushtet, çfarë kanë bërë si parti për ta ndaluar atë.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, tha se shpesh marrin presione nga aktivistë të partisë dhe qytetarë për t’u bërë më radikalë dhe agresivë, për shkak se në të kaluarën është imponuar një opozitë e dhunshme dhe jo përmes instrumenteve ligjore. Por sipas saj, nuk do ta replikojnë modelin e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nuk do ta replikojmë modelin e VV-së, por nuk do lejojmë që të rrënohet gjithçka që është ndërtuar”, tha ajo, duke shtuar se do të aplikojnë të gjitha mjetet ligjore.

Sipas saj, përmes Gjykatës Kushtetuese dhe asaj Supreme kanë frenuar përpjekjet totalitare të LVV-së, duke përfshirë dy vendimet e fundit të këtyre gjykatave.

Nga ana tjetër, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, tha se kur flasin për grushtet nuk supozojnë, por flasin me fakte.

“Sepse ministri dhe kryeministri që marrin vendime në kundërshtim me Kushtetutën, për të cilat ka aktgjykim të Supremes, nuk kemi si ta quajmë ndryshe,” u shpreh ajo.

Bajrami tha se LDK-ja ka ndalur 12 ligje që kanë qenë kundërkushtetuese dhe kanë bërë 17 kallëzime penale në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), pasi janë të bindura që deputetët që kanë uzurpuar zyrat e ministrive po bëjnë shkelje kushtetuese.

“Ne kemi plotësuar dosjet në PSRK dhe po presim që organet e drejtësisë ta kryejnë punën e vet”, shtoi ajo.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) të premten organizoi takim diskutues me titull “Kuvendi në pauzë, demokracia në sprovë: A është kompromisi dhe konsensusi zgjidhja?”.

Kjo ngjarje organizohet me mbështetjen e Friedrich Ebert Stiftung (FES), Zyra në Prishtinë.