Një deklaratë e bujshme e këngëtarit të njohur G Bani në TikTok ka shkaktuar pasoja të menjëhershme, duke çuar në anulimin e koncertit të tij në kuadër të festivalit “Muaji i Mërgatës” në Drenas.
Në një video ku shprehej i revoltuar ndaj komenteve fyese që kishte marrë, G Bani tha: “Po të dija që janë kaq racistë ndaj meje, nuk do të më ndjente as në ‘99-ën”. Kjo deklaratë u konsiderua e papranueshme nga organizatorët e festivalit, të cilët morën vendimin për të anuluar koncertin e planifikuar për mbrëmjen e nesërme.
Në një njoftim zyrtar, organizatorët e festivalit shprehën shqetësimin e tyre për gjuhën fyese dhe mungesën e etikës në komunikim të përdorur nga artisti.
Ata theksuan se një ngjarje e tillë nuk mund të jetë një platformë për artistë që shfaqin qëndrime denigruese ndaj qytetarëve tanë.
“Si organizatorë të këtij festivali, e konsiderojmë të papranueshme gjuhën fyese dhe mungesën e etikës në komunikim. Ky festival tashmë ka një reputacion të lartë dhe nuk mund të tolerohet ndihma për artistë që nuk respektojnë vlerat e tij,”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
Ata shtuan se “Muaji i Mërgatës” ka për qëllim bashkimin e shqiptarëve nga mërgata me ata në vendlindje, përmes kulturës, respektit dhe dinjitetit, dhe se çdo shfaqje që bie ndesh me këto vlera nuk do të tolerohet.
“Respekt për të gjithë artistët e mirëfilltë që kontribuojnë me profesionalizëm, etikë dhe dashuri për publikun shqiptar.”, përfundon deklarata.
Deklarata e plotë: