Kurti konfirmon ato që u raportuan në media: Igor Popoviq ka incizuar ilegalisht bisedat në Bruksel në objektin e BE’së - Gazeta Express
string(110) "kurti-konfirmon-1raportimet-ne-media-igor-popoviq-ka-incizuar-ilegalisht-bisedat-ne-bruksel-ne-objektin-e-bese"

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 11:57

Kurti konfirmon ato që u raportuan në media: Igor Popoviq ka incizuar ilegalisht bisedat në Bruksel në objektin e BE’së

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 11:57

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se Serbia po bën përpjekje të vazhdueshme për të destabilizuar Kosovën, por tha se institucionet e inteligjencës e sigurisë të vendit po i kundërvihen me sukses.

Në këtë drejtim, ai tha se hyjnë edhe arrestimet e fundit nga organet e rendit, përfshirë arrestimin e Igor Popoviq, ndihmësdrejtor në të ashtuquajturën Zyra për Kosovë në qeverinë e Serbisë, i arrestuar më datë 18 korrik për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit ndëretnik.

Kurti tha se institucionet kosovare kanë siguruar dëshmi se jashtëligjshëm Popoviq ka incizuar bisedat në një nga takimet në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

“Institucionet tona kanë siguruar dëshmi për lidhjet e tij me Agjencinë për Siguri dhe Informim – BIA  dhe ushtrimin e aktiviteteve në dobi të saj. Ndër to përfshihet edhe incizimi ilegal i bisedave të datës 17 shtator 2020 të cilat janë zhvilluar në Bruksel në objektin e Bashkimit Europian në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Pastaj, përpjekje për pengim dhe sabotim të drejtësisë dhe aktivitete të tjera që cenojnë sigurinë kombëtare të vendit tonë. Pra, rasti i fundit ku dëshmohet audioincizimi ilegal dhe i fshehtë i bisedave është rast jashtëzakonisht serioz që shpërfaq në një formë që s’e kemi hasur më herët qasjen sistematike, destruktive, sabotuese në raport me palët, ndërmjetësuesin dhe vetë procesin e ndërmjetësuar nga Brukseli”.

Popoviq u ndalua më 18 korrik, pasi gjatë një tubimi në Rahovec e kishte quajtur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) “organizatë terroriste”./Express/