Sipas informacioneve paraprake të Policisë, shtetasi Q. K., 74 vjeç, është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij, nga bashkëshortja. Nga hetimet e para dyshohet se i moshuari është vetëvarur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë referuar materialet në Prokurori për vlerësim, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore dhe hetimet e mëtejshme të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.