Kosova heq tarifën 10% ndaj produkteve amerikane, Kurti: Nga sot e tutje do të hyjnë në Kosovë me zero tarifë doganore - Gazeta Express
string(115) "kosova-heq-tarifen-10-ndaj-produkteve-amerikane-kurti-nga-sot-e-tutje-do-te-hyjne-ne-kosove-me-zero-tarife-doganore"

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 11:29

Kosova heq tarifën 10% ndaj produkteve amerikane, Kurti: Nga sot e tutje do të hyjnë në Kosovë me zero tarifë doganore

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 11:29

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se një nga vendimet më të rëndësishme që do të marrin në mbledhjen e sotme të Qeverisë është heqja e taksës 10% për produktet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Express.

Kurti ka thënë se nga sot, tarifa doganore për produktet amerikane do të jetë zero.

 “Tjetër vendim i rëndësishëm që po marrim sot është largimi i tarifës doganore për SHBA-në. Kështu nga tani e tutje të gjitha produktet e tyre do të kenë tarif zero % kur të hyjnë në territorin tonë”, ka thënë Kurti.