Dy persona kanë mbetur të plagosur me thikë në Shkodër. Policia njofton se bëhet fjalë për dy ngjarje të ndryshme.
Një 42-vjeçar u godit me thikë dhe me sende të forta nga dy vëllezër. Shkak u bë një sherr për motive të dobëta mes të treve në lagjen “Tre heronjtë”.
Siç njoftoi policia, 42-vjeçari ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy vëllezërit, një 38-vjeçar dhe një 41-vjeçar, janë vënë në pranga.
Në një rast tjetër, në fshatin Nderlysaj në Theth, u plagos me thikë edhe një 28-vjeçar. Edhe ai fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.