Dy persona janë proceduar penalisht pasi dyshohet se ndezën zjarre në zonat rurale të Kavajës, duke shkaktuar djegien e sipërfaqeve toke në pronësinë e tyre.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatrat Gosë e Madhe dhe Luz i Madh. Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë reaguan menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe u nisën drejt vendngjarjes.
Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar: shtetasit Rr. S., 66 vjeç, banues në fshatin Gosë e Madhe, dhe F. K., 70 vjeç, banues në Luz i Madh.