Justin Timberlake diagnostikohet me sëmundjen Lyme, por nuk ndalon turneun botëror - Gazeta Express
string(81) "justin-timberlake-diagnostikohet-me-semundjen-lyme-por-nuk-ndalon-turneun-boteror"

Rozë

Gazeta Express

01/08/2025 10:08

Justin Timberlake diagnostikohet me sëmundjen Lyme, por nuk ndalon turneun botëror

Rozë

Gazeta Express

01/08/2025 10:08

Këngëtari i njohur amerikan, Justin Timberlake, ka zbuluar se është diagnostikuar me sëmundjen Lyme. Në një postim në Instagram, 44-vjeçari tha se diagnoza i erdhi si tronditje, por shpjegoi dhimbjet nervore dhe lodhjen ekstreme që kishte përjetuar gjatë turneut të tij botëror “Forget Tomorrow”.

“Kam pasur disa probleme shëndetësore dhe më është diagnostikuar sëmundja Lyme nuk e them që të ndiheni keq për mua, por për të hedhur dritë mbi atë që kam përjetuar prapa skenave”, shkroi Timberlake. Ai shtoi se sëmundja ishte “pa pushim dobësuese, si mendërisht ashtu edhe fizikisht”.

Sëmundja Lyme është një infeksion bakterial që transmetohet përmes pickimit të rriqrave të infektuara. Simptomat mund të përfshijnë lodhje, dhimbje trupore, të përziera dhe probleme neurologjike. Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), trajtimi i hershëm me antibiotikë zakonisht jep rezultate të mira, megjithatë disa pacientë përjetojnë pasoja afatgjata.

Pavarësisht sfidave, Timberlake vendosi të mos e ndërpresë turneun. Ai u bëri thirrje ndjekësve të jenë të kujdesshëm dhe të informuar për këtë sëmundje.

Justin Timberlake i bashkohet listës së artistëve të njohur si Justin Bieber, Avril Lavigne dhe Shania Twain, të cilët gjithashtu janë përballur me sëmundjen Lyme.