Sindikata e pavarur e punëtorëve të KOSTT-it po mban protestë para ndërtesës së KOSTT-it në Prishtinë.
Po kërkohet rritja të pagave, siç thanë, në këtë kohë të rritjes së vazhdueshme të kostos së jetesës.
Edhe në njoftimin e Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të KOSTT-it për këtë protestë thuhej se kërkojnë nga menaxhmenti që të rishqyrtojë me urgjencë mundësinë për përmirësimin e mirëqenies së punëtorëve.