Rreth 30 armë zjarri vidhen nga një poligon i shenjëtarisë në Drenas - Gazeta Express
string(68) "rreth-30-arme-zjarri-vidhen-nga-nje-poligon-i-shenjetarise-ne-drenas"

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 9:56

Rreth 30 armë zjarri vidhen nga një poligon i shenjëtarisë në Drenas

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 9:56

Persona të dyshuar me maska kanë depërtuar me forcë brenda poligonit të shenjëtarisë në Drenas dhe nga aty kanë arritur të marrin rreth 30 armë zjarri.

Policia tha se armët ishin të kalibrave të ndryshëm dhe në dëmi ishte në vlerë të konsiderueshme.

“Gllogoc, 31.07.2025, 01:29 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të dyshuar të maskuar kanë depërtuar me forcë brenda poligonit të shenjëtarisë dhe nga aty kanë arritur të marrin rreth 30 armë zjarri të vogla të kalibrave të ndryshëm në vlerë të konsiderueshme. Rasti po hetohet nga ekipet relevante”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.