Aksident në Kurbin/ I moshuari përplas makinën e turistit Gjerman, 3 pasagjerë të plagosur - Gazeta Express
string(88) "aksident-ne-kurbin-i-moshuari-perplas-makinen-e-turistit-gjerman-3-pasagjere-te-plagosur"

Shqiperi

Gazeta Express

01/08/2025 9:40

Aksident në Kurbin/ I moshuari përplas makinën e turistit Gjerman, 3 pasagjerë të plagosur

Shqiperi

Gazeta Express

01/08/2025 9:40

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kurbin, ku një 70-vjeçar është përplasur me një automjet që drejtohej nga një turist gjerman 27-vjeçar.

Si pasojë e përplasjes, tre pasagjerë që udhëtonin me shtetasin P. B. janë plagosur dhe po marrin mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet dhe ka regjistruar procedim penal ndaj drejtuesit të mjetit, H. H., për shkak të aksidentit.