Policia në Ferizaj për 24 orë shqipton 315 gjoba, konfiskon 4 patentë shoferë - Gazeta Express
string(76) "policia-ne-ferizaj-per-24-ore-shqipton-315-gjoba-konfiskon-4-patente-shofere"

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 11:15

Policia në Ferizaj për 24 orë shqipton 315 gjoba, konfiskon 4 patentë shoferë

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 11:15

Policia rajonale e Ferizajt ka njoftuar se për 24 orë ka shqiptuar 315 gjoba dhe ka konfiskuar 4 patentë shoferë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shqiptuar gjithsej 315 gjoba për kundërvajtje në trafik, ndërsa janë konfiskuar 4 patentë shoferë për shkak të kundërvajtjeve të rënda që kanë rrezikuar sigurinë në komunikacionin rrugor.”

Po ashtu janë raportuar 15 aksidente trafiku, prej tyre 9 persona janë lënduar.

“Policia Rajonale e Ferizajt u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, të ngasin me kujdes dhe të shmangin sjelljet e rrezikshme në rrugë. Shpejtësia mbi normat e lejuara, tejkalimet e rrezikshme, përdorimi  telefonit dhe pakujdesia janë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët – për jetën tuaj dhe të të tjerëve.”