Kryeministri i Lituanisë Gintautas Paluckas ka dhënë dorëheqje nga posti për shkak së shumë pyetje u ngritën pas dyshimeve për parregullsi në marrëveshjet dhe financimin e kompanisë së tij, me partnerët e koalicionit që kërcënojnë të largohen nga qeveria nëse ai do të mbetet në detyrë.
Ndërsa mohoi çdo akuzë për shkelje që u raportuan në media, Paluckas shkoi në pushim dyjavor dhe më pas vendosi të japë dorëheqjen të enjten në mëngjes, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Presidenti i Lituanisë Gitanas Nausëda konfirmoi se e mori dorëheqjen të enjten në mëngjes, duke e mirëpritur atë si zgjedhjen e duhur, raportoi LRT.
Diskutimet e brendshme qeveritare tani do të fillojnë për të zgjedhur pasardhësin, me zëvendëskryetarin e parlamentit Jouzas Olekas, kryetarin e bashkisë së Vilniusit Robert Duchnevič dhe ministren e sigurimeve shoqërore dhe të punës Inga Ruginienë si kandidatë kryesorë.