Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj e vlerëson situatën në Kuvendin e Kosovës si të paqartë.
Ajo në një përgjigje për GazetaBlic tha se, duke marrë parasysh faktin për një situatë të tillë, nuk e ka idenë se çka do të ndodhë pas 8 gushtit.
“Situata është ende e paqartë, nuk kam ide se çka do të ndodhë”, tha Kadrijaj.
Kujtojmë se, Deri më 8 gusht, Gjykata Kushtetuese ka pezulluar të gjitha veprimet e deputetëve të Legjislaturës së nëntë, përfshirë edhe mbledhjen e tyre në sallën e seancave plenare, çdo 48 orë.
Por pas kësaj date një interpretim i ri që pritet të dalë nga po kjo gjykatë, do të jetë përcaktues për të ardhmen e skenës politike në vend.