I riu nga Vitia që vdiq në Hamburg do të varroset nesër - Gazeta Express
string(55) "i-riu-nga-vitia-qe-vdiq-ne-hamburg-do-te-varroset-neser"

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 11:04

I riu nga Vitia që vdiq në Hamburg do të varroset nesër

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 11:04

Një rast tragjik ka ndodhur para disa ditësh në Hamburg të Gjermanisë.

Një 31 vjeçar nga Kosova e ka humbur jetën atje.

Sipas informacioneve jozyrtare, Florent Frangu, nga Sllatina e Poshtme e Vitisë vdiq si pasojë e një aksidenti të trafikut.

Ceremonia e varrimit të tij do të bëhet nesër, më 1 gusht, në fshatin prej nga vjen edhe familja e tij, me fillim nga ora 17:00.