I akuzuari për krime lufte Millosh Pleskoviq nën masa të shtuara policore u soll në gjykatë, pritet aktgjykimi - Gazeta Express
string(109) "i-akuzuari-per-krime-lufte-millosh-pleskoviq-nen-masa-te-shtuara-policore-u-soll-ne-gjykate-pritet-aktgjykimi"

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 10:38

I akuzuari për krime lufte Millosh Pleskoviq nën masa të shtuara policore u soll në gjykatë, pritet aktgjykimi

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 10:38

I akuzuari për krime lufte, Millosh Pleskoviq, nën masa të shtuara të Policisë së Kosovës, u soll në Gjykata Themelore në Prishtinë, ku pritet të shpallet aktgjykimi.

Para aktgjykimit, avokati Gent Gjini dhe avokati Blend Gjini, që përfaqësojnë familjarët e viktimave, thanë për Ekonomia Online se ky rast është specifik.

“Dallohet nga rastet e tjera, sepse është ushtar serb i grupit të Arkanit “Beretat e kuqe” dhe ky serb ka bërë masakër në qendër të qytetit të Prizrenit. Dallohet shumë dhe është rast i rëndë, ngase nesër për aktgjykim të këtij serbi do të vie nëna 80 vjeçare e binjakëve që i ka masakruar Pleskoviq”, tha Gjini.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale më 7 qershor 2024, Pleskoviq akuzohet se më 1 shtator 1998, në bashkëkryerje me një grup të armatosur prej 7-8 personash të nacionalitetit serb, ka marrë pjesë në vrasjen e tre civilëve shqiptarë: R.D., B.D. dhe F.B., si dhe plagosjen e të mbijetuarve Fevzi Cana, Xhenger Cana dhe Bashkim Kastrati.

Ngjarja ka ndodhur në Prizren, derisa viktimat po shkonin drejt malit. Sipas aktakuzës, grupi i armatosur serb i kishte ndalur dhe fyer me fjalë në gjuhën serbe, ndërsa Pleskoviq, i identifikuar si pjesëtar i këtij grupi, kishte hapur zjarr me armë të tipit “Kallashnikov”, duke lënë të vdekur tre nga viktimat në vendin e ngjarjes.

Detajet e aktakuzës përshkruajnë një skenë të rëndë: trupat e pajetë të viktimave u ishin dorëzuar familjarëve vetëm pas një jave, në gjendje të rëndë. Njëri prej tyre kishte këmbën e prerë, ndërsa një tjetër nuk kishte kokë.

Për këto veprime, Pleskoviq po akuzohet për veprën penale “Krim lufte kundër popullsisë civile”, e paraparë me nenin 142 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal të Ligjit Penal të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë si ligj në fuqi në kohë e kryerjes së veprës penale.