Katër nënkryetarë të Bashkisë Tiranë janë liruar nga detyra. Frida Pashako, Andi Seferi, Keti Luarasi dhe Jonida Halili janë larguar, ndërsa katër të rinj janë emëruar në vend të tyre.
Nënkryetarët e rinj të Bashkisë Tiranë janë: Ilir Mengra, Blendi Sula, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero. Anuela Ristani, kryetarja e komanduar e Bashkisë, vazhdon të mbajë detyrën në mungesë të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg.