Bajrami: ZRRE të pezullojë sot vendimin, në rrezik janë mbi 140 mijë vende - Prokuroria o sot, o kurrë - Gazeta Express
string(97) "bajrami-zrre-te-pezulloje-sot-vendimin-ne-rrezik-jane-mbi-140-mije-vende-prokuroria-o-sot-o-kurre"

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 10:30

Bajrami: ZRRE të pezullojë sot vendimin, në rrezik janë mbi 140 mijë vende – Prokuroria o sot, o kurrë

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 10:30

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se nëse Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) nuk e pezullon sot vendimin për përjashtimin e bizneseve nga shërbimi universal i furnizimit me energji, do të hyjë në histori si armiku më i madh i ekonomisë në vend.

Gjykata Komerciale e Kosovës ka pezulluar vendimin e ZRRE-së, që parasheh daljen e bizneseve në tregun e liberalizuar të energjisë elektrike. Masa e pezullimit do të vlejë derisa Gjykata të marrë një vendim përfundimtar për këtë çështje.

Bajrami tha se nëse kjo masë nuk pezullohet në rrezik janë mbi 140 mijë vende pune dhe valë e re inflacionit për secilin produkt.

“E kemi thënë që në fillimi: nuk ka treg të lirë, bizneset nuk janë të përgatitura, as institucionet, andaj bizneset e përjashtuara nga tregu i rregulluar ende nuk i kanë faturat e muajit qershor. Prokuroria nuk duhet të ketë pardon për bordin e ZRRE-së. Nuk duhet të lejohet asnjëherë që njerëz që paguhen me para publike me punu për interesa private”.

Bajrami parashtroi edhe disa pyetje.

“Le të tregojë ZRRE-ja si institucion mbikëqyrës:

• Pse bizneset e përjashtuara nga tregu i rregulluar ende nuk i kanë faturat e muajit qershor?

• Pse importi i energjisë në qershor është rritur 800% krahasuar me muajin maj?

• Kush janë përfituesit e kësaj skeme?”.

Ajo tha se tashmë dihet se kush janë përfitues nga kjo lëvizje dhe i bëri thirrje prokurorisë që të reagojë.

“Emrat tashmë dihen: EFT-ja e Vuk Hamoviqit, tregtarët tjerë me nga dy punëtorë, e tash e tutje në rrethine e përfituesve pritet me hy edhe kompanitë e licensuara së voni nga ZRrE-ja që kanë lidhje të ngushta me politikën. ZRrE po sakrifikon ekonominë, prodhimin vendor dhe 140 mijë vende pune për interesa mafioze. Prokuroria, o sot, o kurrë!”./Express/