Vodhi portofolin në Ksamil, hajduti hungarez kapet teksa tekton të largohet nga Shqipëria - Gazeta Express
string(88) "vodhi-portofolin-ne-ksamil-hajduti-hungarez-kapet-teksa-tekton-te-largohet-nga-shqiperia"

Shqiperi

Gazeta Express

31/07/2025 10:30

Vodhi portofolin në Ksamil, hajduti hungarez kapet teksa tekton të largohet nga Shqipëria

Shqiperi

Gazeta Express

31/07/2025 10:30

Një shtetas hungarez, i shpallur në kërkim për një vjedhje një ditë më parë në Ksamil, është ndaluar nga Policia Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë, gjatë tentativës për të dalë nga territori shqiptar.

Ai dyshohet se ka vjedhur një portofol me para dhe karta bankare të një shtetasi tjetër. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, një Volkswagen, është gjetur dhe sekuestruar një pajisje përforcuese metalike (boks), e ndaluar me ligj.

Policia ka referuar materialet për veprime të mëtejshme në Prokurori.