Presidenti Donald Trump ka deklaruar se SHBA-të do të vendosin një tarifë 15% për importet nga Koreja e Jugut, nga 25% që ishte paralajmëruar fillimisht.
Në këmbim, Koreja e Jugut ka rënë dakord të investojë 350 miliardë dollarë në projekte të kontrolluara nga SHBA, dhe të blejë 100 miliardë dollarë energji (LNG dhe produkte të ngjashme) gjatë 3.5 viteve të ardhshme.
Marrëveshja, u njoftua menjëherë pasi Trump u takua me zyrtarët koreanë në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti korean Lee Jae-myung përshëndeti marrëveshjen si një hap drejt stabilizimit të klimës së eksportit dhe ruajtjes së konkurrueshmërisë së eksportuesve koreano-amerikanë, raporton Reuters.
Analistët theksojnë se marrëveshja është pjesë e strategjisë së Trump për të zvogëluar deficitin tregtar, duke përkrahur përhapjen e prodhimit amerikan.
Por kritikët në Korenë e Jugut e cilësuan si një marrëveshje të nxituar, duke kërkuar sqarime mbi detajet dhe ndikimet e mëtejshme të saj për ekonominë vendore.
Trump e përshkroi këtë marrëveshje si një “pakt të plotë dhe të përfunduar” ndërmjet SHBA dhe Koresë së Jugut: Koreja e Jugut fiton një tarifë më të ulët (15 %) krahasuar me nivelin e kërcënuar më parë (25 %), ndërsa SHBA përfiton investime miliarda dollarëshe dhe akses më të madh në eksporte energjetike dhe të tjera amerikane.