Ndezi zjarr për të hapur kullotat, arrestohet 26-vjeçari në Maliq - Gazeta Express
string(64) "ndezi-zjarr-per-te-hapur-kullotat-arrestohet-26-vjecari-ne-maliq"

Shqiperi

Gazeta Express

31/07/2025 9:54

Ndezi zjarr për të hapur kullotat, arrestohet 26-vjeçari në Maliq

Shqiperi

Gazeta Express

31/07/2025 9:54

Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia në Maliq, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr me qëllim hapjen e kullotave, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqeje toke me bimësi dhe shkurre.

Ngjarja ka ndodhur më 30 korrik, rreth orës 15:00, në vendin e quajtur “Arat e Sulës”, mbi fshatin Leminot. Sipas hetimeve paraprake, shtetasi G. A., banues në fshatin Pirg, ka ndezur zjarr për hapjen e kullotave të reja, por për shkak të erës, flakët janë përhapur me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme toke.

Policia e Maliqit e arrestoi 26-vjeçarin në flagrancë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

“Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon qytetarët që të mos ndezin zjarre në asnjë rrethanë, pasi do të përballen me pasojat ligjore. Policia fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të ngjashëm apo veprimtari të paligjshme në numrin 112, duke garantuar anonimatin dhe reagimin e menjëhershëm”, njoftoi policia.