Përplasjet për Kodin e ri Penal, Prokuroria në dijeni, pjesë e grupit të punës gjatë hartimit - Gazeta Express
string(91) "perplasjet-per-kodin-e-ri-penal-prokuroria-ne-dijeni-pjese-e-grupit-te-punes-gjate-hartimit"

Shqiperi

Gazeta Express

31/07/2025 8:46

Përplasjet për Kodin e ri Penal, Prokuroria në dijeni, pjesë e grupit të punës gjatë hartimit

Shqiperi

Gazeta Express

31/07/2025 8:46

Drafti i Kodit të ri Penal ka krijuar një ‘luftë’ mes institucioneve të drejtësisë në vend. Pak ditë pasi u bënë publike ndryshimet në draftin e Kodit të ri Penal, e para që reagoi ishte Prokuroria e Përgjithshme.

Kreu i këtij institucioni tha se këto ndryshime ishin të pakonsultuara me Prokurorinë e Përgjithshme duke shtuar se pikërisht këto ndryshime vështirësojnë punën e magjistratëve.

Ndërkohë burime nga grupi i punës bëjnë me dije se Prokuroria e Përgjithshme ishte në dijeni të draftit të Kodit Penal, pasi ka qenë pjesë e grupit të punës.

Sipas dokumenteve më datën 2 shkurt të vitit 2023, Prokuroria e Përgjithshme ka konfirmuar se Kujtim Luli, me detyrë shef sektori për koordinimin, studimin dhe integrimin, do të jetë përfaqësuesi i Prokurorisë së Përgjithshme në këtë grup pune.

Ndërkohë emaili që mban datën 3 Mars të vitit 2023, Luli ka dërguar dhe sugjerimet për Kodin e ri Penal.