Policia e Kosovës është duke e hetuar një rast të vdekjes në Malishevë.
Siç njofton PK-ja, në urgjencës e qendrës së mjekësisë familjare në Malishevë ishte sjellë pa shenja jete viktima një burrë.
Rasti ka ndodhur të mërkurën.
Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.