Një person është lënduar nga një mjet i mprehtë sonte në Prishtinë.
Enis Pllana, zëdhënës në policinë e Prishtinës, tha për Gazetën Express se viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Ndërsa, policia po vijon punën hetimore për sqarimin e rrethanave të rastit.
Konfirmimi i tij i plotë:
Rreth orës 20:30, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, në rrugën Xhorxh Bush në Prishtinë.
Viktima dyshohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Aktualisht po vijon puna hetimore, për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.