Një aksident i rëndë është shënuar pranë zonës së Borshit, ku një furgon është përplasur me një automjet tjetër.
Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën dy persona, ndërsa dy të tjerë janë plagosur. Gjendja shëndetësore e të lënduarve nuk dihet ende.