Autoritetet tajlandeze kanë akuzuar Kamboxhian për shkelje të rëndë të marrëveshjes së armëpushimit të arritur për t’i dhënë fund përleshjeve ndërkufitare mes dy vendeve.
Sipas deklaratës zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Tajlandës, trupat kamboxhiane kanë ndërmarrë një sulm gjatë natës duke përdorur armë të vogla dhe granata.
“Ky veprim përbën një shkelje flagrante të marrëveshjes së armëpushimit dhe një akt të qartë agresioni nga forcat kamboxhiane, që tregon mungesën e vullnetit të mirë për respektimin e angazhimeve të ndërmarra”, thuhet në deklaratë.