Komuna e Deçanit e ka shpallur “Qytetar Nderi” gazetarin shqiptar, Marin Mema.
Derisa kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të veçantë në çështjen kombëtare, ia dorëzoi gazetarit edhe medaljen “Besim në Zot, Atdhe e Shtet”.
Në fjalën e tij, Haradinaj vlerësoi guximin dhe përkushtimin e Memës në mbrojtje të historisë dhe identitetit kombëtar shqiptar.