Nesër në ora 10:00, në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, pritet shpallja e aktgjykimit ndaj Milosh Pleskoviq, i akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë.
Lajmin e ka konfirmuar për Front Online avokati Gent Gjini.
Sipas aktakuzës, Pleskoviq më 1 shtator 1998, në afërsi të lagjes “Hoqa Mahalla”, kishte shtënë me armë automatike të llojit “Kallashnikov”, duke vrarë tre civilë shqiptarë që po shkonin për të marrë dru në mal.