ZYRTARE: Granit Xhaka nënshkruan me Sunderland - Gazeta Express
string(45) "zyrtare-granit-xhaka-nenshkruan-me-sunderland"

Futboll

Gazeta Express

30/07/2025 11:49

ZYRTARE: Granit Xhaka nënshkruan me Sunderland

Futboll

Gazeta Express

30/07/2025 11:49

Sunderland ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Granit Xhaka, i cili i bashkohet klubit anglez nga Bayer Leverkusen. Mesfushori do të firmosë kontratë trevjeçare me klubin nga “Stadium of Light”.

Xhaka mbërrin në Sunderland pas një dekade ku ka qenë pjesë e pandashme e elitës së futbollit europian. Ai ka zhvilluar 225 ndeshje në Premier League me Arsenalin, ku fitoi dy herë FA Cup dhe mbajti shiritin e kapitenit të “Topçinjve”.

Pas kalimit te Bayer Leverkusen në vitin 2023, Xhaka u bë pjesë kyçe e skuadrës së Xabi Alonsos, që hyri në histori me sezonin ku e fitoi titullin e Bundesligës pa asnjë humbje, duke siguruar titullin e parë të Bundesligës në historinë e klubit dhe Kupën e Gjermanisë.

Performanca e tij mbresëlënëse e renditi në vendin e 16-të në votimin për Topin e Artë 2024, ndërkohë që me kombëtaren e Zvicrës, të cilën e ka udhëhequr si kapiten që nga viti 2020, Xhaka është lojtari me më së shumti paraqitje në histori – plot 137 ndeshje me fanellën helvete.

Për Sunderlandin, ky transferim është një goditje e madhe në merkato dhe një sinjal i qartë për ambiciet e klubit, ndërsa për Xhakën paraqet një sfidë të re në një kampionat që e njeh shumë mirë.