Ambasada e Shqipërisë në Japoni ka bërë një postim në rrjete sociale ku përcjell një mesazh me rëndësi për të gjithë shqiptarët që ndodhen në Japoni, lidhur me alarmin për cunami që është lëshuar në vend pas tërmetit të fuqishëm në Rusi.
Ambasada Shqiptare u ka bërë thirrje shqiptarëve që ndodhen në Japoni të ndjekin me vëmendje informacionet e publikuara nga autoritetet vendase dhe të respektojnë me përpikmëri udhëzimet e autoriteteve lokale, ndërsa ka publikuar edhe numrat e komunikimit për çdo problematikë apo nevojë për ndihmë në lidhje me këtë situatë.
Në rast nevoje, ju lutemi të kontaktoni:
WhatsApp: +81-70-9023-3905
📞 +81 80 4357 2971
“Në vijim të paralajmërimeve të autoriteteve japoneze për tsunami në disa rajone të vendit, iu bëjmë thirrje shtetasve shqiptarë që ndodhen në Japoni të ndjekin me vëmendje informacionet e publikuara dhe të respektojnë me përpikmëri udhëzimet e autoriteteve lokale”, thuhet në postim.
Tërmeti me magnitudë 8.8 ballë të Rihterit goditi Kamchatkën rreth orës 11:25 të mëngjesit, duke shkaktuar paralajmërime për cunami dhe evakuime në Japoni dhe SHBA.